Zvicra fton tre shqiptar, për dy miqësoret e marsit

11:37 | 14 Mars 2024
D.H

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e lojtarëve për dy miqësoret që do t’i luaj gjatë muajit mars.

Natyrisht që në listën e ‘helvetikëve’ nuk ka si të mungojnë shqiptarët, shkruan Arbresh.info.

Njëri ndër mesfushorët më të mirë në Gjermani për momentin Granit Xhaka është ftuar për këto dy miqësore.

Përveç Xhakës, janë edhe dy shqiptar të ftuar në këtë listë, Xherdan Shaqiri dhe Uran Bislimi.

Zvicra luan ndaj Danimarkës me 23 mars në Kopenhagë, ndërsa tre ditë më vonë do të ketë punë me Irlandën në Dublin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme