Prokuroria Themelore në Gjilan, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë të pandehurve, për shkak të kryerjen e veprave penale si ‘’Grabitja’’, ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK).
Të pandehurit akuzohen për grabitjen e një shume të konsiderueshme parash nga banka Pro Credit, me seli në Prishtinë dhe kompanisë “Besa Security”, me seli në Prishtinë në një incident në Nëntor 2021 në fshatin Parallovë, komuna e Novobërdës.
Veprat e tyre kanë shkaktuar dëme serioze, duke përfshirë përdorimin e armëve dhe automjeteve të përgatitura për kryerjen e grabitjes.
Komunikata e plotë:
– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve D.G., M.L., K.Xh., A.B., V.S. dhe N.M., për shkak të veprave penale ‘’Grabitja’’, ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, me 18 Nëntor 2021, në rrugën regjionale Gjilan-Prishtinë, në fshatin Parallovë, komuna e Novobërdës, të pandehurit D.G., M.L., K.Xh., A.B., V.S. dhe N.M., në bashkëveprim, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, kanë grabitur shumën e parave prej 996,271.24€ dhe 46,780.00 dollar amerikan (USD) në dëm të të dëmtuarve Bankës Pro Credit, me seli në Prishtinë dhe kompanisë “Besa Security”, me seli në Prishtinë, në atë mënyrë që i pandehuri D.G., ka siguruar dhe vënë në qarkullim automjetin e tipit ‘’Volvo’’, ndërsa i pandehuri M.L., si menaxher në Kompaninë “Besa Security’’, ka përgatit automjetin special për transportimin e parave të gatshme, ashtu që i njëjti pa dijeni të pronarit të kompanisë, këtë automjet e ka dërguar në autoservis pronar i të cilës është i pandehuri K.Xh., ku aty bashkë me të pandehurin K.Xh., ia vendosin pajisjen elektronike për ç’aktivizim të motorit nga distanca përmes teledirigjimit dhe në ditën kritike të pandehurit A.B., V.S. dhe N.M., automjetin ‘’Volvo’’ e fshehin në fshatin Parallovë, ndërsa me automjet ‘’Zafira’’ i vihen pas në përcjellje automjetit ‘’Fiat’’, i cili kishte grumbulluar paratë nga automatet bankare për t’i dërguar në Bankën Qendrore Pro Credit në Prishtinë, ku me të arritur në fshatin Parallovë, e ndalin me teledirigjim dhe të njëjtit të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata, fillimisht gjuajnë me armë, pastaj shoferin dhe tre punëtorë tjerë i nxjerrin jashtë, marrin nga automjeti 10 çanta të mbushura me para, i vendosin në automjetin e tyre dhe shkojnë tek vendi ku e kishin lënë automjetin ‘’Volvo’’, ndërsa automjetin ‘’Zafira’’ e djegin.
Me këto veprime, të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘’Grabitja’’ nga neni 317 paragrafi 3 dhe nenin 31 të KPRK-së. Të pandehurit V.S., A.B. dhe N.M., akuzohen edhe për veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, nga neni 367 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Po ashtu, i pandehuri A.B., akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së, ndërsa, i pandehuri V.S. edhe për veprën penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’’, nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të KPRK-së./Arbresh.info/
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...