Google ADS

Vdes Ragip Jashari, bashkëluftëtar i Adem Jasharit

10:00 | 14 Mars 2024
R J

Njëri nga bashkëluftëtaret e momenteve të fundit të Adem Jasharit – Ragip Jashari, ka ndërruar jetë këtë të enjte.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social Facebook.

“Familjar, miq, bashkëluftëtarë, shokë e dashamirë, me pikëllim te thellë ju njoftojmë se sot me (14.03.24) ka ndërru jetë axha, Ragip Jashari”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Kujtojmë se Ragip Jashari nga Prekazi, ka luftuar përballë forcave serbe së bashku me Adem Jasharin, pak para se të vritej komandanti legjendar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme