Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist organizon sot protestë nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë për rastin ku dy burra e përdhunuan një fëmijë në Drenas.
“Katër ditë pas manifestimit të 8 marsit, na u bë i ditur edhe një rast i përdhunimit. Dy burra grabitën një vajzë 13 vjeçare nga Malisheva dhe e përdhunuan në një shtëpi në Drenas. Dy burra përdhunuan, e policia u bë edhe një herë bashkëfajtore duke e fshehur krimin dhe duke mos e raportuar atë për publikun. Në raportin e saj 24 orësh, Policia e kishte cilësuar rastin si “person i zhdukur” duke mos treguar për aktin e përdhunimin apo faktin që bëhej fjalë për një fëmijë”, thuhet në komunikatën e Kolektivim Për Mendim dhe Veprim Feminist.
Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist, thotë se një rast i përdhunimit më shumë – ndër të shumta raste që bëhen të ditura.
“Edhe një alarm që kumton se kjo shoqëri prodhon burra të dhunshëm që nuk lënë hapësirë a kohë të sigurtë për vajzat dhe gratë. Edhe një rast tjetër i cili rrezikon të shndërrohet thjesht në numër për shtetin, një tronditje tre ditore për publikun, e në përkujtues tmerri për ne, vajzat dhe gratë e këtij vendi. Ky krim jo vetëm që na tmerron, por edhe na revolton dhe na qet prapë në rrugë, për të bërtitur dhe kërkuar siguri e drejtësi për veten tonë, për të mbijetuarat dhe për çdo vajzë e grua në Kosovë. Për të denoncuar dhe kundërshtuar edhe një herë sheshazi dhunën që bëhet kundrejt nesh. Dalim dhe thërrasim që siguria e vajzave dhe grave të trajtohet si urgjencë kombëtare dhe kërkojmë llogari prej çdo hallke institucionale e shoqërore për luftën që na kanë shpallur neve, vajzave dhe grave të këtij vendi. Protestojmë për ta sinjalizuar edhe një herë shtrirjen pandemike të dhunës së gjinizuar që na përdhunon, na vret, e na le në një gjendje konstante alarmi e frike”, thuhet në komunikatën e Kolektivim Për Mendim dhe Veprim Feminist.
Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist, njofton se kjo protestë është për mobilizim dhe solidaritet gjithë popullor me vajzat dhe gratë, me luftën për jetë pa dhunë, pa frikë nga përdhunimi dhe vrasja dhe për sigurinë dhe lirinë e gjithsecilës prej nesh./rtk
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...