Hetemi dhe Haxhiu diskutojnë për dosjet e krimeve të luftës

23:59 | 13 Mars 2024
E.G

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi është takuar me ministren Albulena Haxhiu.

Gjatë këtij takimi, ai e njoftoi për punën dhe planet e IKKL-së, shkruan Arbresh.info.

Ai theksoi se bashkëpunimi me Ministria e Drejtësisë është qenësor për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës.

Nga ana tjetër, Ministrja Haxhiu shprehu gatishmërinë e plotë për bashkpunim me IKKL-në.

Gjithashtu theksoi se Ministria e Drejtësisë do të deponojë tek IKKL dosjet e krimeve të luftës që janë të arkivuara në atë institucion.

Në takim u konfirmua edhe një herë përkushtimi për koordinimin ndërinstitucional dhe për nevojën e komunikimit me të gjithë pjesëtarët e shoqërisë, duke përfshirë qytetarët, spektrin mediatik, organizatat dhe nismat e tjera, në mënyrë që të arrihen rezultate të dobishme në dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës./Arbresh.info/

Të ngjashme