Google ADS

Muaji shkurt, më i nxehti në histori!

20:48 | 13 Mars 2024
E.G

Muaji i kaluar ishte `shkurti më i nxehtë` i regjistruar në nivel global, duke e bërë atë muajin e nëntë radhazi me temperatura rekord gjatë vitit, thonë shkencëtarët.

Shkurti i këtij viti ishte 1.77 gradë Celsius më i nxehtë se mesatarja e shkurtit në kohët para-industriale, zbuloi Shërbimi i Monitorimit të Klimës në Bashkimin Evropian, Copernicus.

Ky është një tjetër moment historik i zymtë i ndryshimit të klimës. Dimri i këtij viti në Evropë ishte 1,44 gradë mbi mesataren e viteve 1991-2020 dhe u regjistrua si dimri i dytë më i nxehtë në rekord pas dimrit në periudhën 2019-2020.

Ekspertët janë shprehur të tronditur nga nxehtësia që kanë pasur oqeanet, veçanërisht Atlantiku i Veriut, i cili ka vendosur një rekord të ri ditor të temperaturës çdo ditë që nga 5 marsi i vitit të kaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme