Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, mirëpriti sot në kryeministri Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, nënkryetaren e Komunës, Marina Bogojevic dhe shefen e Kabinetit të Kryetarit, Shqipe Latifi.
Sipas njoftimit, kryetari Hetemi dhe nënkryetarja Bogojevic njoftuan kryeministrin për arritjet e deritanishme dhe për sfidat në qeverisjen komunale, shkruan Arbresh.info.
“Në takim u fol për projektet potenciale që mund të realizohen në bashkëpunim me nivelin qendror, teksa u theksua rritja e interesimit të qytetarëve për të aplikuar për programet e komunës për subvencione.”, thuhet në njoftim.
Kryeministri Kurti i përgëzoi për punën, angazhimin dhe kontributin.
“Duke u dhënë mbështetjen e tij, ai kërkoi nga ata qeverisje të drejtë, të mirë e demokratike.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...