Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit.
Me anë të një postimi në “X”, ai këtë e ka vlerësuar si lajm të mirë nga Kosova, shkruan Arbresh.info.
“Përgëzime dhe falënderime për Kosovën për hapin e madh përpara për forcimin e sundimit të ligjit. Është një shenjë e madhe shprese për ambicien e Kosovës për t’iu bashkuar së shpejti Këshillit të Evropës. Është e merituar”, ka shkruar ai.
Good news from Pristina! Congrats and thanks to Kosovo for the huge step forward to strengthen rule of law. It’s a great sign of hope for Kosovo‘s ambition to join the Council of Europe soon. It’s well deserved. https://t.co/rSahcCNLIj
— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦🇮🇱 (@MiRo_SPD) March 13, 2024
Kujtojmë që sot Qeveria e Kosovës ka urdhëruar që Manastirit të Deçanit t’i jepen pronat sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kështu ka thënë kreu i qeverisë, Albin Kurti gjatë mbledhjes së sotme.
Kryeministri tha se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...