Në kuadër të “UEFA Development Tournament U16” në Tiranë, Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka zhvilluar ndeshjen e radhës kundër Portugalisë.
Pas fitores bindëse ndaj Shqipërisë (6:0), Dardanet e reja nuk arritën t’i bëjnë ballë skuadrës e cila konsiderohet shumë më e fortë dhe me kualitet.
Kosova e pa vetën në disavantazh në minutën e 12-të, kur portugezet shënuan golin e parë.
Pavarësisht tentimit për të ndryshuar rezultatin, futbollistet e përzgjedhëses Albina Rrahmani nuk e patën një mundësi të tillë për t’ia arritur qëllimit në pjesën e parë.
Në vazhdim të lojës, kur Dardanet synonin të gjejnë rrugën e golit të barazimit, ishte sërish Portugalia e cila shënoi, kur po zhvillohej minuta e 59-të për rezultatin 2:0, që në fund doli të ishte epilogu i kësaj ndeshjeje.
Ndonëse edhe Kosova pati raste, Dardanet nuk arritën t’i konkretizojnë.
Përzgjedhësja e kësaj grupmoshe Albina Rrahmani pohoi se mungesa e fatit dhe e eksperiencës e penalizoi ekipin e Kosovës.
“Portugalia është ekip me emër dhe me kualitet. Ne e dimë që futbolli i vajzave atje është shumë më i zhvilluar se sa tek ne. Megjithatë, vajzat tona nuk u treguan inferiore por iu qasën lojës shumë mirë dhe me shumë seriozitet. Luftuan shumë dhe për këtë jemi shumë të kënaqur si staf i trajnereve. Golat i morëm si mungesë përqendrimi. Edhe ne kishim rastet tona, por na mungoi pak fat por gjithashtu edhe eksperienca. E rëndësishme është që vajzat tona po rriten si futbolliste dhe po përmirësojnë lojën e tyre në çdo ndeshje, për çka shërben edhe ky turne. Mendoj se do ta kemi një gjeneratë të mirë që do të vazhdojë tek U17”, theksoi përzgjedhësja Rrahmani.
Ndeshjen e radhës dhe të fundit në kuadër të këtij turneu, Kosova e zhvillon më 16 mars kundër Skocisë./Arbresh.info/
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...