Shefi i EULEX-it në Kosovë e mirëpret vendimin e qeverisë për pronat e Manastirit të Deçanit

14:50 | 13 Mars 2024
A Z

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Pietro Barbano e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me tokat e Manastirit të Deçanit.

Pietro Barbano, ka thënë se siguria juridike është themeli i Sundimit të Ligjit.

“Unë e mirëpres shumë zbatimin e vonuar të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin e Manastirit të Deçanit. Siguria juridike është themeli i Sundimit të Ligjit!”, shkroi Barbano në platformën X./Arbresh.info/

Të ngjashme