Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, po raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe rregulloret e BQK-së.
Me këtë rast, ai ka përmendur edhe rregulloren, e cila i jep fundit përdorimit të dinarit në Kosovë. Guvernatori tha se asnjëherë asnjë partnerë ndërkombëtarë apo dikush tjetër nuk ua ka kërkuar shfuqizimin e saj. Sipas tij, janë të pavërteta pretendimet se dikujt i është pamundësuar financimi si pasojë e kësaj rregulloreje.
“Asnjë partner nuk ka kërkuar nga ne për ta ndërruar rregulloren, për ta shfuqizuar atë. Rregullorja nuk ka ndikim në pranimin e transfereve ndërkombëtare. Nuk ka asnjë arsye ligjore që të mendohet që kjo rregullore ka pamundësuar financimin e qytetarëve në Kosovë”, tha Ahmeti.
Ndërkaq, nga opozita e kritikuan Ismailin për pjesëmarrjen në takimin e Brukselit, ku u diskutua për çështjen e dinarit. Sipas deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, guvernatori ka vepruar kundërligjshëm me pjesëmarrjen në diskutimet në kuadër të dialogut.
“A keni pasur shantazh? A keni pas presion dhe a keni pas autorizim? Nuk ka ndodh në historinë e shtetit që një guvernator ta përfaqësojë në dialog Kosovën. Nuk e di në cilin ligj jeni bazuar për të përfaqësuar Kosovën në dialog. A do të frikësoheni që e keni shkel ligjin?”, tha Lekaj.
Ndaj deputetit Lekaj replikoi guvernatori.
“Ju konfirmoj që nuk ka pasur negociata dhe në asnjë fjalë nuk kam qenë për të negociuar diçka. Nuk kemi nevojë për diçka të tillë. Rregullorja është në fuqi dhe në zbatim. Para se të nisemi ne e kemi bërë të qartë se për çfarë mundemi të vijmë atje. Unë mendoj se ai takim nuk ka qenë i nevojshëm”, shtoi Ismaili./rtk
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...