Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë arritur të sekuestrojnë dy automjete me targa të huaja, me shoferë kosovarë.
Në njoftimin e policisë bëhët e ditur se të njëjtit iu ishin shmangur pagesave të detyrueshme doganore.
Gjithashtu, policia ka njoftuar se veturat janë sekuestruar gjatë realizimit të aktiviteteve në kuadër të një plani operativ, me datë 12.03.2024 në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, respektivisht ekipi i përbashkët i Task-Forcës i përbërë nga zyrtarë të Policisë Kufitare nga DRK-Veriu dhe zyrtarë të Doganës së Kosovës, gjatë realizimit të aktiviteteve në kuadër të një plani operativ me datë 12.03.2024 në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri gjatë një kontrolli të automjeteve, kanë ndaluar dy automjete me targa të huaja me drejtues 2 meshkuj kosovarë, të cilat i janë shmangur pagesave të detyrueshme doganore”, thuhet në njoftim.
Pas sekuestrimit, automjetet janë dorëzuar në terminalin Doganor në Mitrovicë për procedura të mëtejme sipas kompetencës./Arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...