“Para dhe pas iftarit”, Ermal Fejzullahu publikon fotografinë e tij virale

13:20 | 13 Mars 2024
K.B

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në rrjet krijohen shumë meme me para iftarit dhe pas.

Një fotografi që qarkullon qysh moti në media është ajo e këngëtarit Ermal Fejzullahu, ku në njërën anë shfaqet ai kur ishte në moshë më të re dhe më një peshë më të vogël, dhe në anën tjetër Ermali i ditëve të sotme.

“Po, e postoj ma mirë vetë, së më keni çmend më tag të kësaj foto“, ka shkruar Ermali në fotografinë që ka ndarë.

Gjithsesi Ermali vazhdon të mbetet njëri ndër artistët më me zë të estradës sonë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme