Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pasi kryeministri Kurti ka ka urdhëruar që Manastirit të Deçanit t’i jepen pronat sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Me anë të një postimi në platformën “X”, Szunyog ka shkruar se kjo është një ditë e mirë për sundimin e ligjit në Kosovë.
“Pas një pritje të gjatë, implementimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 për rastin e tokave të Manastirit të Deçanit u bë realitet më në fund. BE-ja bazohet në sundimin e ligjit. Ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Vendimi i sotëm është një hap i mirëpritur, i cili tregon përkushtimin e Kosovës”, ka shkruar Szunyog./Arbresh.info
A good day for the rule of law in #Kosovo!
The long-awaited implementation of the 2016 Constitutional Court decision on the case of @DecaniMonastery & the registration of the Monastery’s land is finally a reality (1/2)
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 13, 2024
LEXO EDHE:
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...