Google ADS

Në Paris, Romë, Otavë dhe Ankara – Qeveria vendos për blerjen e katër objekteve për ambasada

12:32 | 13 Mars 2024
E.K

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike në Paris, Romë, Otavë dhe Ankara.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti ka thënë se blerja e këtyre objekteve do të shërbente për misionet diplomatike.

“MPJD propozon shqyrtimin për marrjen e vendimit për blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike të Kosovës në Paris, Romë, Otavë dhe Ankara. Miratimi i këtij vendimi do t’i hapte rrugë blerjes së këtyre objekteve”, ka thënë Ahmeti./Arbresh.info

Të ngjashme