Google ADS

Vendimi për Manastirin e Deçanit, ambasadori gjerman përgëzon Qeverinë e Kosovës: Moment historik

13:50 | 13 Mars 2024
E.H

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur moment historik vendimin e Qeverisë për dhënien e pronave Manastirit të Deçanit.

Sipas Rohde, ky vendim ishte i vonuar teksa përmes platformës X ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës.

“Vendimi i Deçanit ishte shumë i vonuar, ai shënon një hap të rëndësishëm në angazhimin e Kosovës për sundimin e ligjit. Urojmë qeverinë e Kosovës, të gjithë aktorët politikë të përfshirë dheManastirin e Deçanit në këtë moment historik”, ka shkruar Rohde./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme