Osmani pas takimit me Escobarin: Zbatimi i rregullores së BQK-së, do të ec përpara me bashkëpunimin me SHBA-në dhe aleatët tanë

12:05 | 13 Mars 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim përfaqësuesin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të ShBA-së, Gabriel Escobar.

Pas gati dy ore diskutim prapa dyerve të mbyllura, Osmani dhe Escobari kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media, ku presidentja fillimisht tregoi rreth temave që kanë diskutuar me emisarin, raporton Arbresh.info.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit dhe proceset që po kalon Republika. Populli i Kosovës do ti jetë gjithmonë mirënjohës për përkrahjen e SHBA-së. Puna jonë me SHBA-në, vazhdon të jetë etike si për shtrirjen e ligjit dhe sovranitetit në tëre territorin ashtu edhe integrimin ndërkombëtar”, deklaroi Osmani.

Mes tjerash, Osmani theksoi se për sulmin terrorist në Banjskë duhet të mbajë përgjegjësi teksa ka kërkuar nga Serbia ekstradimin e terroristëve .

“Diskutuam edhe për sfidat e sigurisë në vend dhe rajon veçanërisht për sulmin ne Banjskë. Grupi terrorist duhet te përballet me drejtësinë dhe Serbia duhet ti ekstradoj terroristët dhe dikush duhet të mbaj përgjegjësi” shtoi ajo.

“Do të vazhdojmë bashkëpunimin me SBHA-në për mbrojtjen e shtetit tonë. Qasja parimore dhe e barabartë e BE ndaj palëve është e rëndësishme. Qasja selektive nuk do të ndihmoj prandaj edhe zbatimi duhet të jetë i plotë dhe jo i pjesshëm. Angazhimi i SBHA mbete kyç për përparimin e dialogut”, theksoi ndër të tjera Osmani.

Sa i përket zbatimit të rregullores së BQK-së Osmani potencoi se qëndrimi i saj nuk ka ndryshuar dhe duhet të zbatohet në koordinim dhe bashkëpunim me SHBA “Zbatimi i rregullores do të ec përpara me bashkëpunimin me SHBA-në dhe aleatët tanë. Pavarësisht sfidave qe po përballët Kosova, vendosmëria jonë për te ardhmen mbetet e palëkundur dhe kemi nevojë të ecim krah për krah me aleatët tanë” shtoi Osmani./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme