Emisari Escobar takon sot kreun e AAK-së nga ora 19:00

11:27 | 13 Mars 2024
E.K

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin me Emisarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do të zhvillojë takim me partitë opozitare.

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka konfirmuar për Arbresh.info se kreu i partisë, Ramush Haradinaj do të jetë pjesë e takimit i cili do të zhvillohet në ora 19:00.

“Po, kryetari Haradinaj me kënaqësi ka pranuar ftesën për takim me emisarin Escobar, i cili do të zhvillohet sot në ora 19:00.”, pohoi ai./Arbresh.info

Të ngjashme