Arteta: Ne ishim përgatitur një ditë më parë, meritë për trajnerët e portierëve

09:52 | 13 Mars 2024
D.H

Arsenali eliminoi Porton pas ekzekutimit të penalltive në rrethin e 1/8 së finales.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-0 për Topçinjtë, gjë që bëri që ndeshja shkoj në vazhdime, shkruan Arbresh.info.

Por as vazhdimet nuk prodhuan një gol dhe ndeshja do të vendosej në penallti, aty ku më të saktë ishin ‘Gunners’ që triumfuan 4-2.

Pas ndeshjes Arteta është shprehur shumë i lumtur pas këtij kualifikimi dhe tregoi se ishin përgatitur një ditë më përpara për penalltitë.

“Ne me të vërtetë duhej të gërmonim për të gjetur momentin magjik në fund.Ne po fillojmë të krijojmë një energji të pabesueshme në stadium, ne të gjithë po shtynim për ta realizuar dhe së bashku e ia dolëm”.

“Ju jeni shumë nervoz duke parë një penallti, duke shpresuar për më të mirën, por ju e dini se është paksa short. Ne ishim përgatitur një ditë më parë”.

“Pra, meritë për trajnerët e portierëve dhe të gjithë ata që kanë kontribuar. Është vërtet e vështirë të luash kundër Portos , ata janë vërtet konkurrues”, deklaroi trajneri spanjoll.

Arsenali për herë të fundit në çerekfinale u kualifikua në vitin 2010./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme