Luiz Ejlli të shtunën rikthehet në BBVA

09:32 | 13 Mars 2024
K.B

Fenomeni Luiz Ejlli të shtunën rikthehet në Big Brother Vip Albania.

Kështu ka bërë të ditur moderatori i këtij programi, Ledion Liço.

Ai tha se Luizi do të jetë prezent gjatë gjithë mbrëmjes.

“Është përfolur më së shumti këtë kohë, a do të hyjë, çfarë do të bëjë. E kam fjalën për fituesin e edicionin të kaluar të Big Brother VIP. Luiz Ejlli do të jetë i ftuar të shtunën, ku do të na shoqërojë gjatë gjithë mbrëmjes”, tha moderatori.

Kujtojmë se Luizi ishte fituesi i edicionit të dytë i BBVA, dhe loja e tij vazhdon të përmendet dhe të kopjohet nga banorët e sezonit të tretë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme