Tri ndeshje të Superligës së Kosovës në futboll do të luhen sot, në kuadër të xhiros 25-të.
Padyshim se vëmendja do të jetë në Malishevë, ku futbollistët e Qëndrim Kidës do të luajnë me pretendentin kryesor për titull Llapin, shkruan Arbresh.info.
Malisheva në dy ndeshjet e fundit është mposhtur nga Ballkani, në Kupë dhe në ligë teksa dëshiron të rikthehet sot te fitorja dhe të prish punët e llapjanëve në garë për titull.
Kampioni në fuqi Ballkani, do të luaj si mysafir i Fushë Kosovës në Lipjan.
Suharekasit janë në seri prej tri fitore radhazi dhe do të tentojnë që të vazhdojnë me këtë ritëm, ndërsa pas befasisë që ia shkaktoi Dritës, Fushë Kosova kërkon një tjetër mrekulli.
Teksa një sfidë tjetër interesante është ajo mes Gjilanit dhe Lirisë.
Me gjilanasit që kërkojnë fitoren e parë në sezonin pranveror.
Ndërsa Liria do të kërkoj një rezultat pozitiv që të rikthej moralin e lojtarëve sado pak.
Të gjitha këto sfidat nisin me fillim nga ora 13:00./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...