Më 13 mars 2015, Federata e Basketbollit e Kosovës u bë anëtarja e 215-të e FIBA-s.
Dyert për pranim të plotë të basketbollit të Kosovës u hapën në momentin që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njohu Komitetin Olimpik të Kosovës.
Vitet e tëra të punës, takimet e shumta, email-et dhe shkresat e panumërta dhe mbi të gjitha mundi i lojtarëve, trajnerëve, gjyqtarëve, punëtorëve sportivë dhe krerëve të FBK-së u kurorëzua me pranim dhe FBK-ja nuk humbi kohë.
Pas takimeve në Stamboll më 2014, Federata e Basketbollit e Kosovës vendosi të punojë drejt aplikacionit për anëtarësim.
Delegacioni i prirë nga kryetari i atëhershëm i FBK-së, Erolld Belegu, dorëzoi aplikacionin për anëtarësim në FIBA më 5 shkurt 2015.
Përgjigja erdhi më 13 mars, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të FIBA, që me votim unanim e pranoi Federatën e Basketbollit të Kosovës si anëtaren e vet të 215-të.
Pranimi në FIBA i mundëson Kosovës përfaqësim ndërkombëtar pas një çerekshekulli izolim dhe hap mundësi të zhvillimit të basketbollit që Kosova nuk i ka pasur asnjëherë.
Kosova është krenare që është pjesë e FIBA-s dhe e vendosur që ta bëjë FIBA-n krenare që e ka Kosovën në gjirin e vet./rtk
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...