Spektakli i BBVA nis me një performancë të inspiruar nga videoja hit e TikTok-ut

21:58 | 12 Mars 2024
E.G

Sonte (e martë) në “Big Brother VIP Albania” u hap sipari me një performancë sa qesharake aq edhe të njohur tashmë për publikun.

Spektakli i natës së martë filloi me një “koreografi”, të frymëzuar nga një video e bërë trend tashmë në rrjetin social TikTok.

Në hyrje të skenës, prezantuesi Ledion Liço, u shfaq duke kërcyer me entuziazëm dhe një dozë të mirë humori në prapaskenë.

Së bashku me ish-banorët që tashmë kanë dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ata iu përgjigjën ritmeve të një kënge dasmore të ripërpunuar, e cila gjithashtu është bërë virale edhe ajo në rrjetin social TikTok.

Videot virale që kenë kapur vëmendjen e përdoruesve të TikTok tashmë janë bërë pjesë e përditshmërisë së shumë njerëzve dhe nuk është e rastësishme që “Big Brother VIP Albania” vendosi të bëjë një referencë kaq të qartë ndaj tyre.

Ky moment ka befasuar shikuesit e spektaklit, pasi Big Brother VIP Albania është shquar si një emision me nivel të lartë klasi, dhe që nuk iu nënshtrohet trendeve virale të TikTok-ut. /Telegrafi/

Të ngjashme