Gjergj Ndërshtiqaj dhe Gjon Nika u qëlluan këtë mbrëmje me armë zjarri në fshatin Grudë e Re, në Shkodër.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali. Sipas policisë, shënjestra ishte 28-vjeçari Gjergj Ndërshtiqaj, ndërsa si pasojë e të shtënave është plagosur edhe 30-vjeçari Gjon Nika, kunati i tij, Ky i fundit është student në Akademinë e Sigurisë.
Dy të plagosurit janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Gjatë kontrollit të zonës ku ndodhi ngjarja për kapjen e autorëve, policia ka konstatuar duke u djegur një automjet tip ” Renault”, i cili dyshohet se i përkiste autorëve dhe është përdorur nga ata.
“Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër. Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit./tch/
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...