Zjarri në fabrikën e plastikës në Drenas, MINT: Shkaqet ende janë të paqarta

20:20 | 12 Mars 2024
E.G

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka reagaur pas zjarrit që përfshiu dje Fabrikën e Plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas duke thënë se ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme materiale por për fat të mirë pa dëme në njerëz.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), dhe Agjencia Për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka bërë të ditur se  ka përcjellur me shqetësimin më të lartë incidentin e krijuar dje në Parkun e Biznesit në Drenas.

Sipas njoftimit, dje në vend të ngjarjes ka dalur ekipi nga sektori i Zonave Ekonomike, ku kanë përcjellur nga afër ngjarjen e poashtu kanë takuar edhe pronarin e fabrikës së Plastikës, Arian Shabani, shkruan Arbresh.info.

Kurse gjatë ditës së sotme, MINT njofton se në vendngjarje ka qenë edhe u.d. Kryeshefi i Agjencisë KIESA, Zef Dedaj me bashkëpunëtorë.

“Fabrika për Riciklimin e Plastikës, është ndër kompanitë e para e vendosur në Parkun e Biznesit në Drenas dhe ka dhënë kontribut të konsiderueshëm në prodhim dhe eksport të sektorit të plastikës.”, thuhet në njoftim.

“Në vendngjarje gjatë gjithë kohës kanë qëndruar ekipet zjarrëfikëse, ekipe nga Ministria e Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës.”, thuhet tutje në njoftim.

MINT bën të ditur se shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin ende janë të paqarta.

“MINT dhe KIESA po monitorojnë zhvillimet dhe jemi në bashkëpunim me autoritetet për të ndjekur zhvillimin e ngjarjes më tej.”, thuhet në njoftimin e minsitrisë.

Ndryshe, dje kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në ka thënë se “është për keqardhje se askush nga MINT dhe KIESA, deri më tash, nuk ishte në vendin e ngjarjes as për tu informuar rreth katastrofës.”/Arbresh.info/

Zjarri në fabrikën në Parkun e Biznesit, Lladrovci: Askush nga MINT dhe KIESA s’ishte në vendin e ngjarjes

 

Të ngjashme