Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka vlerësuar mbështetjen e Hungarisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Sipas Hasanit, do ishte mjaft domethënëse që rëndësinë e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor ta kuptonin edhe shumë vende të tjera të BE-së.
“Fakti që Presidenca Hungareze e Këshillit të BE e ka shpallur integrimin e Ballkanit Perëndimor një nga prioritetet e saj, është treguesi më i qartë i këtij përkushtimi. Ne do të kishim dashur që rajonin tonë dhe rëndësinë e integrimit të tij ta kuptonin sa më shumë vende të BE po aq mirë sa e kuptojnë miqtë tanë hungarezë. Jam i bindur që procesi do të kishte qenë sot shumë më i avancuar”, tha kryediplomati shqiptar, i cili ndodhet në Budapest ku është pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto.
Gjithashtu, Hasani shpjegoi se ka rritje të qartë të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, teksa theksoi se sot Hungaria është më e pranishme se kurrë në tregun shqiptar.
Nga ana e tij, ministri Szijjarto u shpreh se situata e sigurisë në Evropë është e paqëndrueshme, teksa theksoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor është kyç për sigurinë e Evropës dhe më gjerë.
“Prioritet i presidencës tonë është zgjerimi i BE. Dimë që do jetë një betejë e fortë sepse pas dyerve të mbyllura ka vende që s’e duan këtë. Por ky s’do jetë rasti i Shqipërisë. 20 vjet përpjekje dhe besojmë se Shqipëria është gati për negociatat. Sa më shumë vonesa, aq më shumë në pikëpyetje integriteti i BE në rajon”, tha ai.
Dy ministrat nënshkruan dy marrëveshje, të cilat kontribuojnë konkretisht për të thelluar lidhjet Shqipëri-Hungari.
Marrëveshja Stipendium Hungaricum për bashkëpunimin dypalësh në fushën e arsimit synon të forcojë bashkëpunimin përmes shkëmbimit të studentëve dhe përvojave në arsimin universitar dhe pas-universitar, deri në vitin 2027.
Ndërkohë që Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e diplomacisë synon vendosjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit për trajnimin e diplomatëve dhe shkëmbimin e informacionit në disiplinat akademike relevante./rtsh.al/
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: Prania e NATO-s përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gji...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...