Google ADS

Çeku: Përfunduan punimet restauruese në Mullirin e fshatit Majac të Podujevës

19:09 | 12 Mars 2024
E.G

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se kanë përfunduar punimet restauruese në Mullirin e fshatit Majac të Podujevës.

Çeku njoftoi se ky aset është ndërtuar në shekullin 19 dhe i ka shërbyer banorëve të kësaj ane për vite me radhë dhe në kohë të vështira, duke u bërë kështu një simbol shpirtëror i fshatit, shkruan Arbresh.info.

“I ndërtuar në shek. XIX, ky aset i ka shërbyer banorëve të kësaj ane për vite me radhë dhe në kohë të vështira, duke u bërë kështu një simbol shpirtëror i fshatit. Tani do të vazhdoj të jetë funksional.”, ka shkruar ai.

“Trashëgimia kulturore mbetet prioritet qeveritar.”, përfundoi Çeku./Arbresh.info/

Të ngjashme