Aprovohen dy projektligje të rëndësishme për komunat

15:03 | 12 Mars 2024
K.B

Në komisionin parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, janë aprovuar në parim dy projekt ligje me rëndësi për qeverisjen lokale.

Aprovohen dy projekt-ligje në parim nga komisioni parlamentar për Administratë Publike

Me këtë rast ministri Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se MAPL, bazuar në mandatin e saj ligjor ka hartuar projekt – ligjin për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave.

Ai tha se shqyrtimi i akteve të ligjshmërisë deri më tani është bazuar vetëm me rregullore ndërsa pas tashmë ky proces do të ketë ligjin përkatës.

“Ky projekt – ligj ka definuar se cilat akte hyjnë në kategorinë e akteve të cilat i nënshtrohen shqyrtimit të detyrueshëm, cilat akte i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt dhe cilat akte i nënshtrohen shqyrtimit të përshtatshmërisë, si dhe afatet mbi te cilave organet mbikëqyrëse do të bëjnë vlerësimin”, tha Krasniqi.

Gjithashtu, në këtë komision është hartuar projekt – ligji për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.

Hartimi i këtij projektligji, ka ardhur si rezultat i vështirësive të cilat e kanë përcjell zbatimin e këtij Ligji.

Gjithashtu procesit të draftimit të këtij Ligji, i ka paraprirë hartimi i vlerësimit ex-post të ligjit. Qëllimi i vlerësimit ka qenë identifikimi i arsyeve se si Ligji është zbatuar, dhe nëse janë ndërmarrë veprime të parapara të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji.

Po ashtu, në vitin 2023 Qeveria e Kosovës ka aprovuar koncept dokumentin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.

“Ky është ligj me rëndësi për komunat dhe palët e tjera të përfshira, ngase ka për qëllim të siguroj shfrytëzimin efektiv të pronës së paluajtshme të komunës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, rritjen e vlerës së pronës së paluajtshme të komunës dhe përmbushjes së interesit të përgjithshëm”, tha Krasniqi.

Gjatë procesit të hartimit të këtyre dy projekt ligjeve janë respektuar të gjitha procedurat e parapara ligjore, lidhur me hartimin e projekt – ligjeve./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme