Google ADS

Hamasi: Netanyahu është pengesë për çdo marrëveshje

13:55 | 12 Mars 2024
K.B

Hamasi akuzon kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu se është pengesë për arritjen e një marrëveshjeje.

Lideri i Hamasit, Mohammad Nazzal e bëri këtë deklaratë për al-Jazeera, sipas të cilit ndërmjetësit, Egjipti dhe Katari, po punojnë për të arritur negociatat për një marrëveshje të mundshme mbi pengjet dhe një armëpushim të përkohshëm.

“Negociatat nuk janë ndalur. Ditët e fundit ato kanë arritur në një ngërç, por Katari dhe Egjipti po punojnë shumë për të vazhduar,” tha ai.

“Hamasi u përgjigjet ndërmjetësuesve dhe po përpiqet të bashkëpunojë pozitivisht, por Netanyahu është pengesë për çdo marrëveshje. Negociatat nuk do të ndalen derisa Netanyahu të përmbushë kushtet e Hamasit”, shtoi Nazzal./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme