Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar ish-kryeministrin serb, Zoran Gjingjiqin në 21 vjetorin e vrasjes së tij.
Me anë të një postimi në platformën X, Kurti tha se ky është çmimi që ai pagoi për qëndrimin pro-perëndimor dhe pro-reformës, përcjell Arbresh.info.
“Në këtë ditë, 21 vjet më parë, u vra Zoran Gjingjiq. Ky është çmimi që ai pagoi për një qëndrim pro-perëndimor dhe pro-reformës, i cili përfshinte shkuarjen e Millosheviçit në Hagë. Kërcënimet për jetët e atyre që sfidojnë pushtetin autoritar vazhdojnë ende”, tha Kurti.
Ndryshe, Gjingjiq u bë kryeministër i Serbisw në vitin 2001 dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në arrestimin dhe ekstradimin e Millosheviqit në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve për ish-Jugosllavinë në Hagë për t’u përballur me akuzat për krime lufte.
Ai u vra më 12 mars 2003, jashtë ndërtesës së Qeverisë në Beograd./Arbresh.info
On this day, 21 years ago, Zoran Djindjic was assassinated. This is the price he paid for having a pro-Western and pro-reform stance, which included Milosevic’s going to The Hague. The threats to the lives of those who challenge authoritarian power still persist.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 12, 2024
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë