Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka marr pjesë në inaugurimin e Qendrës Shtetërore Trajnuese për Sigurinë Kibernetike.
Në fjalën e tij të rastit, Maqedonci theksoi se kjo qendër ka qenë parim institucional ndërsa tregoi për mundësit që ofron Qendra, raporton Arbresh.info.
“Marr parasysh se viteve të fundit strategjia e luftës me qëllim destabilizimi ka ndërruar dukshëm, sulmet kibernetike janë më të shpeshta. Konform këtyre rrethanave edhe ministria e Mbrojtjes është duke zhvilluar politika të saj dhe krijimi i kësaj qendre ka qenë ndër prioritet kryesore për këtë vit. Synimi ynë është që përmes kësaj qendre të trajnojmë institucionet e sigurisë, t’i bëjmë ballë çdo sulmi të kësaj natyre. Qendra shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike do të ofroj trajnim me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit të rrezikut në fushën e sigurisë kibernetike, të siguroj aftësi profesionale dhe të ndihmojë në ngritjen e niveleve të sigurisë kibernetike”, tha Maqedonci.
Kurikula e Qendrës përfshinë një gamë temash që trajtojnë sigurinë kibernetike në nivel individual dhe organizativ”, shtoi ai.
Në fund, Ministri Maqedonci falënderoi ambasadën britanike dhe amerikane qe mundësuan realizimin e këtij projekti me interes të lart shtetëror./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...