Google ADS

Qytetari nga Prizreni e gjen kuletën me para dhe e dorëzon në Polici

10:40 | 12 Mars 2024
K.B

Një qytetar nga Prizreni ka dorëzuar në Polici një kuletë me shumë prej 50 dollar.20 euro, para metalike prej 3.45 euro si dhe dokumente personal: (Letërnjoftimin dhe kartelën e bankës).

E.B, , menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në Njësinë e Trafikut Rajonal në Prizren .

Personit që i kishte humbur kuleta ishte F.B., nga Prizreni

Pranim – dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Njësinë e Trafikut Rajonal në Prizren.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin F.B., për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në Stacionin e Policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme