Rikthehet Champions League dy super sfida sonte

08:50 | 12 Mars 2024
D.H

Champions League rikthehet sonte me dy sfida shumë interesante në rrethit e 1/8 së finales.

Arsenal-Porto dhe Barcelona-Napoli janë dy çiftet e natës së sotme, shkruan Arbresh.info.

Në sfidën që luhet në ‘Emirates Stadium’, Topçinjtë kërkojnë revanshin dhe kualifikimin për në çerekfinale.

Sfida e parë në Portugali ka përfunduar me rezultat 1-0.

Teksa në sfidën tjetër takohen Barcelona dhe Napoli.

Sfida e parë mes këtyre dy ekipeve ka përfunduar me rezultat 1-1.

Barcelona që është rikthyer në formë ndeshjet e fundit, nuk ka humbje në tetë ndeshjet e fundit dhe kërkon kualifikimin në çerekfinale.

Kurse edhe Napoli fjalën humbje nuk e njeh tash e gjashtë ndeshje dhe kërkon të befasoj Barçën në Spanjë.

Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 21:00./Arbresh.info/

Të ngjashme