Google ADS

Rreziku i paralajmëruar gjatë vitit 2024 – Banjska përmendet në raportin e agjencive amerikane të zbulimit

07:54 | 12 Mars 2024
E.H

Agjencitë amerikane të zbulimit thanë të hënën se SHBA përballet me një “rend botëror gjithnjë e më të brishtë”, të tensionuar nga konkurrenca e fuqive të mëdha, sfidat ndërkombëtare dhe konfliktet rajonale.

Në këtë raport është i përfshirë edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, rajon për të cilin parashikohet rritje e rrezikut për dhunë të lokalizuar ndër-etnike.

Publikimi potencon se liderët nacionalistë ka të ngjarë që të përkeqësojnë situatën dhe të rrisin tensionet për ta përdorur situatën në avantazh të tyre politik.

Këto përfundime janë pjesë e një raporti të përvitshëm nga drejtuesit e këtyre agjencive, që u paraqitën në një seancë të Senatit amerikan.

Raporti detajon kërcënimet në pjesë të ndryshme të botës.

Ballkani Perëndimor

Lidhur me Ballkanin Perëndimor, në raport thuhet se ky rajon “ndoshta do të përballet me një rrezik në rritje të dhunës së lokalizuar ndëretnike gjatë vitit 2024”.

“Udhëheqësit nacionalistë ka të ngjarë të acarojnë tensionet për avantazhin e tyre politik dhe aktorët e jashtëm do të nxisin dhe shfrytëzojë dallimet etnike. për të zgjeruar ose mbrojtur ndikimin e tyre rajonal, ose për të penguar integrimin e mëtejshëm të Ballkanit në BE ose në institucionet euroatlantike”, thuhet në raport.

Aty përmenden si shembuj ngjarjet në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023, ku u vra një zyrtar policor i Policisë së Kosovës, e më pas gjatë përballjes Policia vrau disa terroristë.

Po ashtu janë përmendur edhe lëndimet e paqeruajtësve të NATO-s, në vitin 2023”, si edhe veprimet provokuese të udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, raporton VOA.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme