Sot mblidhen këto komisione parlamentare

07:22 | 12 Mars 2024
E.H

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen gjashtë komisione parlamentare.

Nga ora 10:00 do të filloj Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ku ministrja Arberie Nagavci do të raportoj lidhur me gjendjen e edukimit fizik të nxënësve, shkruan Arbresh.info.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të filloj nga ora 10:30.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të fillojnë nga ora 11:00.

Ndërsa, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione si dhe Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit do të fillojnë nga ora 13:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme