Google ADS

Një 13-vjeçare dyshohet se u dhunua në Drenas, dy të arrestuar

20:47 | 11 Mars 2024
A Z

Një 13-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga dy persona. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një fshat të Drenasit, gjatë së dielës.

Viktima fillimisht është raportuar nga familjarët si e zhdukur. Më tej, policia ka arritur që të gjejë vendndodhjen dhe t’i arrestojë personat e dyshuar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi,se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

“Viktima ishte raportuar e zhdukur pasi që në Malishevë kishe shkuar mysafir. Ajo të nesërmen, me datë 10 ishte larguar nga shtëpia pa njoftuar. Policia ka identifikuar lokacionin e saj, ku dyshohet se është dhunuar ”, ka thënë Gashi.

“Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorisë janë ndaluar për 48 orë”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme