Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

18:46 | 11 Mars 2024
E.G

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të hyrje-daljes për Malishevë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Prizren.

Sipas tij, bëhet fjalë për një vetaksident.

“Sot me datë 11.03.2024 rreth orës 14:50 në Autostradën “Dr. Ibrahim Rugova ,, KM-42 drejtimi Vermicë –Gjergjice në afërsi të Hyrje daljes Malishevë është shkaktuar një aksident trafiku (vetë- aksident)  ku një automjet me tabela vendore është aksidentuar në mbrojtëset e rrugës.”Ndihmë mjekësore kane kërkuar dy persona.”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, ekipi i hetimeve të aksidenteve te trafikut nga Njësia për Kontroll në Autostradë ka dal në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Hoxha ka apeluar te pjesëmarrësit në trafik për vigjilencë, posaçërisht në mot me reshje atmosferike.

“Apelojmë tek të gjithë pjesmarrsit në trafik në veqanti tek shoferët e automjeteve që të jenë vigjilent gjatë ngasjes, posqerisht kujdes të shtuar të kenë gjatë periudhave kur kemi reshje atmosferike kur zvogelohet dukshmeria dhe rrugët bëhen të rreshqitshme.”, ka thënë Hoxha.

“Policia e Kosovës me njesitet e saj po ndermerr veprime aktive ne menaxhimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve duke angazhuar njesitet relevate te saj ne funksion të zbatimit të ligjit dhe rregullave në trafikun rrugor.”, shtoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme