Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Sipas njoftimit, në këtë takim, u bisedua rreth bashkëpunimit institucional në sferën e shëndetësisë dhe jo vetëm, shkruan Arbresh.info.
“Ministri Arben Vitia e informoi ambasadorin e Shqipërisë për prioritetet dhe planet e Qeverisë së Kosovës për të përmirësuar qasjen në shërbimet shëndetësore në të gjitha nivelet.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ndërkaq, Malaj shprehu gatishmërinë për angazhimin për thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve të të dyja vendeve.
“Ambasadori falënderoi Ministrin Vitia për pritjen dhe shprehu gatishmërinë që të angazhohet edhe në të ardhmen me synim që të thellohet bashkëpunimi, mes institucioneve tona.”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...