Policia e Kosovës bazuar në informacionin e pranuar për dyshimin për organizimin e garave të shpejtësisë në afërsi të hyrjes së autostradës Prizren-veri, kanë intervenuar dhe kanë hasur disa automjete dhe persona të cilat ishin duke u përgatitur për gara të shpejtësisë dhe ishin duke mbledhur para për bastet.
Sipas njoftimit, ngasësist së bashku me vetura janë janë shoqëruar deri në stacionet policore përkatëse, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq, pas konsultimit me prokurorin kujdestar ndaj 7 personave është filluar procedura për veprën penale “Organizim i skemave piramidale” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm “.
“Organizimi I garave të shpejtësisë është një aktivitetet I rrezikshëm dhe I jashtëligjshëm andaj Policia e Kosovës nuk do ti toleroj dhe do të veproj kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve sa here që të ka informacion për organizimi të tille .”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë:
Parandalohen garat e shpejtësisë , procedohen penalisht 7 persona
Prizren, 11 Mars 2024
Me date 08 dhe 10/03/2024, patrullat policore të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugorë në Prizren dhe Stacionit Policor Prizren Veri, bazuar në informacionin e pranuar për dyshimin për organizimin e garave të shpejtësisë në afërsi të hyrjes së autostradës Prizren-veri, kanë intervenuar dhe kanë hasur disa automjete dhe persona të cilat ishin duke u përgatitur për gara të shpejtësisë dhe ishin duke mbledhur para për bastet.
Ngasësit së bashku me vetura janë shoqëruar deri në stacionet policore përkatëse dhe pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, ndaj 7 (shtatë) është filluar proceduar penale për veprën penale “Organizim i skemave piramidale” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm “.
Organizimi I garave të shpejtësisë është një aktivitetet I rrezikshëm dhe I jashtëligjshëm andaj Policia e Kosovës nuk do ti toleroj dhe do të veproj kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve sa here që të ka informacion për organizimi të tille . /Arbresh.info/
Pacolli: Një politikan nga Kosova i paska thënë një kryedipl...
Propozimi për anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-s...
Vullin: Sa të jetë Vuçiqi president dhe unë në qeveri, Kosov...
Kurti takoi Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brie...
Presidentja Osmani takoi Presidentin e Malawit: Kosova është...
Policia shpall në kërkim një të dyshuar për rrëmbim