Murati e njofton ambasadorin e Bangladeshit për përparësitë e të investuarit në Kosovë

16:31 | 11 Mars 2024
E.G

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u takua me Ambasadorin jo-rezident të Bangladeshit në Kosovë, Mosharraf Hossain Bhuiyan.

Sipas ministrisë, gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes për të dyja palët, përcjell Arbresh.info.

Ndër të tjera,  Murati e njoftoi ambasadorin lidhur me përparësitë e të investuarit në Kosovë, duke nënvizuar moshën e re e popullsisë dhe nivelin e tatimit në të ardhurat e koorporatave si fakte këto që e bëjnë Kosovën një vend tërheqës për investime të huaja.

“Në anën e tij, Ambasadori shprehi gatishmërinë për bashkëpunim ndër-biznesor në mes bizneseve të Kosovës dhe atyre të Bangladeshit.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme