Google ADS

Szunyog e Hennessey biseduan për sundimin e ligjit në Kosovë

14:37 | 11 Mars 2024
KRG

Ambasadori Tomáš  Szunyog, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, priti sot Mary Ann Hennessey-n, shefe e re e KE-së në Prishtinë, të cilës i uroi për rolin e saj të ri.

Ai, përmes rrjetit social ‘X’, bëri të ditur se me Hennessey-n ka biseduar lidhur me avancimin e bashkëpunimit në sundimin e ligjit, të drejtave të njeriut, etj.

“Ne diskutuam mënyrat për të avancuar bashkëpunimin tonë në fushat e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe komuniteteve jo-shumicë, përfshirë edhe projekte të financuara nga BE”, ka shkruar Szunyog. /RTKLIVE/

Të ngjashme