Myslimanët u mblodhën në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem të dielën, për të festuar fillimin e Ramazanit në mes të luftës më të përgjakshme në rajon.
Xhamia ka qenë pikë e ndezjes për përshkallëzimin e dhunës izraelito-palestineze, Tel Avivi siguroi se ata nuk do të kufizonin adhurimin në vendin e shenjtë. Deri kohët e fundit, shërbimet izraelite të sigurisë po zbatonin kufizime për ata që donin të faleshin atje.
Megjithatë, të dielën, ministri i Kabinetit të Luftës izraelite Benny Gantz tha se liria e adhurimit nuk do të kufizohet në Malin e Tempullit.
“Lufta jonë nuk është kundër Islamit, por kundër atyre që lëndojnë vlerat e Islamit. Kundër atyre që kryejnë krime kundër njerëzimit dhe që kërkuan të copëtojnë shoqërinë izraelite dhe të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Gantz.
Ndërsa myslimanët anembanë botës shijojnë traditat e komuniteteve të tyre të ndryshme, këtë vit, lufta dhe uria në Rripin e Gazës hedh një hije veçanërisht të errët mbi festimet.
Në enklavën palestineze, besimtarët nuk kanë shumë mundësi për të festuar fillimin e Muajit të Shenjtë. Në fillim të këtij viti, autoritetet e Gazës raportuan se më shumë se 1000 xhami u shkatërruan dhe u dëmtuan rëndë gjatë luftës.
Zyrtarët e Gazës dhe izraelitë nuk arritën një armëpushim të shumëpritur për kohëzgjatjen e Ramazanit, pavarësisht disa raundeve negociatash.
Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për bisedimet e dështuara. Tel Avivi dikur u tërhoq nga negociatat, duke pretenduar se Hamasi refuzoi të jepte një listë të plotë të pengjeve ende të gjallë në Gaza./A2CNN
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...