Google ADS

Aksident mes dy veturave në Raushiq të Pejës, lëndohen dy person

12:58 | 11 Mars 2024
E.H

Dy persona janë lënduar si pasoj e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Raushiq të Pejës.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente.

“Rreth orës 11:42 policia është njoftuar se një aksident ka ndodhur në Raushiq, në dalje të Pejës, ku janë përfshirë dy makina ndërsa dy persona janë lënduar. Viktimat janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës, kurse njësitë kompetente janë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Gashi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme