Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri është deklaruar pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ku është dakorduar për seancë të jashtëzakonshme të enjten.
Tahiri ka thënë se është një numër i madh i kontratave të nënshkruara teksa ka kërkuar një hetim serioz nga prokuroria lidhur me këtë çështje, përcjell Arbresh.info.
“Në si opozitë kemi dhënë mbështetje për seancën e së enjtes për kontrata një burimore. Një numër kaq i madh i kontratave njëburimorë mbi 75 prej tyre e që përfshije me miliona euro të kontraktuara në mënyrë të njëanshme duhet ti nënshtrohen një hetimi serioz dhe një adresimi te prokurori”, ka thënë Tahiri.
Mes tjerash, Tahiri ka kërkuar që të dakordohen për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare teksa ka akuzuar Qeverinë se edhe pas katër vite mandat nuk ka dhënë asnjë përgjigje për asnjë temë që e rregullon jetën./Arbresh.info/
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda