Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Drenas

12:20 | 11 Mars 2024
E.H

Një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se në vendin e ngjarjes kanë dal zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, ka thënë Ahmeti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme