Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit të Kosovës është marr vendim për caktimin e një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita lidhur me pretendimet e tyre për një tender njëburimor të Qeverisë Kurti.
Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i cili në konferencën për media ka thënë se Qeveria Kurti ka dhënë hiç më pak se 350 tenderë njëburimor e që sipas tij kanë burim korrupsioni, përcjell Arbresh.info.
“Më kërkesë të deputetet Hykmete Bajrami dhe me mbështetjen e 38 deputetëve, u kërkua që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në lidhje me tenderët njëburimor që i ka dhënë Qeveria dhe është thyerje e çdo rekordi. Tenderët njëburimor konsiderohen si një burim i madh korrupsioni. 350 tender njëburimor janë dhënë deri tash. Ne konsiderojmë që kjo është një çështje që duhet të diskutohet në Kuvend, dhe do të iniciojmë edhe formimin e një komisioni hetimor”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se si LDK janë të gatshme që kurdoherë që të mbahen zgjedhjet LDK të marr pjesë.
“LDK është në çdo koha është e gatshme që të marr pjesë në zgjedhje”, ka thënë ai./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Kusari-Lila: Votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare mbetet sfiduese
LEXO EDHE
Tahiri i PDK-së: Kontratat një burimore kapin vlerën mbi 116 milionë eurove
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...