Sigal Prishtina nuk po kalon në formë aspak të mirë, ku ka pësuar pesë humbje me radhë në të gjitha garat.
Fillimisht nisi me humbjen nga Trepça në finalen e Kupës së Kosovës, e vazhdoi me tjetër disfat në Ballkan Ligë nga Peja, shkruan Arbresh.info.
Kurse forma dëshpëruese vazhdoi edhe në Superligën e Kosovës, ku fillimisht u mposhtën nga Prizreni, pastaj sërish nga Trepça.
Ndërsa humbja tjetër erdhi mbrëmë me Yllin që ishte e pesta me radhë.
E kjo ndeshje do të dilte se do të jetë e fundit për trajnerin kroat Jaksa Vulic i cili mëngjesin e ditës së sotme u shkarkua nga Sigal Prishtina.
Kryeqytetasit kanë humbur edhe vendin e tretë në tabelën e Superligës së Kosovës ku tani ndodhen në pozitën e katërt me 14 fitore e 10 humbje.
Shkarkimi i Vulicit vjen pak para se të filloj faza më e rëndësishme e basketbollit kosovar, që është Play-Offi.
Prishtina, play-offin do ta nis nga cerekfinlja dhe kjo është tani më edhe zyrtare, ndërsa tani do të ketë edhe një trajner të ri./Arbresh.info/
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...