Këshilli Studentor i Fakultetit Filozofik/Organizata Studentore “Reforma” kanë bojkotuar të hënën procesin mësimor, pasi stafi teknik i UP-së gjendet në grevë, dhe për pasojë papastërtia është në gjendje alarmante.
Studentet para hyrjes së Fakultetit kanë vendosur edhe një karrige me mbishkrimin “R.I.P Higjena”.
Po ashtu sot gjatë ditës punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të Universitetit “Hasan Prishtina”, mbajnë protestë para rektoratit të UP-së.
Ismet Krasniqi, kryetari i Organizatës Studentore “Reforma”, tha se sot gjatë tërë ditës studentët e këtij fakulteti nuk do të mbajnë mësim.Ai tha se si student i përkrahin kërkesat e punëtorëve që kanë hyrë në greve, raporton eo.
“Ne kemi organizuar një aksion simbolik duke bojkotuar procesin mësimor në Fakultetin Filozofik gjatë gjithë ditës, arsyet siç i kemi cekur edhe ne reagime publike janë kushtet e pastërtisë në ambientet e UP-së. Higjen e pastërtia ne universitet e fakultet nuk do të duhej të ishin luks, këto janë nevoja bazike. E dimë që stafi teknik tash e një kohë gjendet në grevë, ne po shpresojmë që kërkesat e tyre të aprovohen sa më parë që të jetë e mundur për shkak se dhe ne si student po vlerësojmë se paga 250 euro është një pagë e cila më të vërtetë është tejet e ulët për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet e tyre. Gjatë javëve të kaluara edhe ne vete si student kemi tentuar që herë pa here ta pastrojmë fakultetin por siç mund ta shohin nuk kalojnë dy tri dite se gjendja e papastërtisë kthehet në gjendjen e mëparshme për shkak të studentëve. Ne qëllimisht e kemi filluar me Fakultetin Filozofik, ne kemi menduar që t’u japim kohë për zgjidhjen e problemit, këtë jave do të humbim mësimin vetëm gjatë ditës së hënë, nëse kërkesat nuk aprovohen do të vazhdojmë edhe me fakultet tjera”, tha ai.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...