Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të dielën se do të vazhdojë me një ofensivë ushtarake në Rafah, ku janë strehuar 1.5 milionë palestinezë të zhvendosur, pavarësisht paralajmërimit të presidentit amerikan, Joe Biden se një gjë e tillë do të ishte një ” vijë e kuqe”.
Vërejtjet e liderit izraelit vijnë pasi muaji i shenjtë islamik i Ramazanit fillon dhe bisedimet për armëpushimin ngecin, transmeton Arbresh.info.
Siç raporton CNN, zyrtarët izraelitë kishin paralajmëruar më parë se nëse pengjet e mbajtura në Gaza nuk do të ishin në shtëpi deri në fillim të Ramazanit, ata do të nisnin një ofensivë ushtarake në Rafah.
Netanyahu tha se operacioni në qytetin jugor nuk do të zgjasë më shumë se dy muaj, por nuk dha detaje mbi afatin kohor. Ai gjithashtu mohoi pretendimin e Bidenit se ai po “dëmton më shumë sesa po ndihmon” Izraelin në dështimin për të kufizuar viktimat civile në Gaza.
Administrata Biden nuk po parashikon që forcat izraelite të zgjerojnë menjëherë operacionet e tyre ushtarake në Rafah , thanë dy zyrtarë amerikanë.
Shefi i ndihmës i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se një pushtim tokësor në Rafah mund të çojë në “një masakër”.
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...