Grupi Volkswagen, që zotëron tregun e automjeteve gjermane, ka rritur numrin e shitjeve me 4,4 për qind në vitin 2015 në Gjermani, pavarësisht një fundviti të vështirë në sfondin e skandalit të ndotjes të makinave me motor diesel, referuar të dhënave zyrtare të publikuara sot.
Ritmi i rritjes në kohëzgjatjen e vitit paraqitet edhe më i lartë se ai i shënuar në vitin 2014 (+2,2 për qind).
”Në muajin dhjetor, rreth 50 900 autovetura VW u shitën në Gjermani duke shënuar një rritje brenda një viti me 2,5 për qind, pas një rënie prej dy për qind në muajin nëntor”, referuar të dhënave të Autoritetit Gjerman të Automjeteve, KBA.
Me një numër të përgjithshëm shitjesh me 685 669 njësish në gjithë harkun kohor të vitit, Volkswagen, e njohur për makinat tip Golf, Passat dhe Polo, ka monopolizuar në vitin 2015 më shumë se 21 për qind të tregut gjerman, shumë më përpara markës së dytë në vend, Mercedes-Benz, e cila zë 8,9 për qind të tregut.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...